Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 57, datë 29.06.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “PIKTURË DHE GRAFIKË”, TË UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 57, datë 29.06.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “PIKTURË DHE GRAFIKË”, TË UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI”, SHKODËR
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Bachelor në “Pikturë dhe Grafikë”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Pikturë dhe Grafikë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Shkencat e Edukimit

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

f)       Kredite (ECTS): 180 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

i)        Diploma që lëshohet: Diplomë Bachelor në “Pikturë dhe Grafikë”

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Bachelor në “Pikturë dhe Grafikë”, të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit Bachelor në “Pikturë dhe Grafikë”, të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, me elementët e mësipërm.

3.      Institucioni të vendosë bashkëpunime me institucione si: Galeria e Arteve Shkodër apo Galeria Kombëtare e Arteve për realizimin me cilësi të këtij programi. Rekomandohet gjithashtu përmirësimi i raportit të orëve brenda dhe jashtë auditorit për disa lëndë, përshtatja e lëndës së “Psikologjisë” dhe “Sociologjisë” dhe pasurimi me metoda pedagogjike për moshat e ciklit të ulët dhe fillor.