Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 60 datë 08.01.2010 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 60 datë 08.01.2010

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në GJEODEZI
2. DR në INXHINIERI ELEKTRIKE me drejtime: · ELEKTROTEKNIKË; · AUTOMATIZIMI I INDUSTRISË; · ELEKTROENERGJETIKË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë në Gjeodezi të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Doktoraturë në Inxhinieri Elektrike me tre drejtime të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Gjeodezi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Elektrike”, me drejtime: 1. Elektroteknikë; 2. Automatizimi i Industrisë dhe 3. Elektroenergjetikë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sygjerimin që të vazhdojë me përparësi angazhimi i figurave më të njohura të fushës.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Gjeodezi” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Inxhinieri Elektrike”me drejtime: · Elektroteknikë; · Automatizimi i Industrisë; · Elektroenergjetikë të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT