Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 62 datë 05.02.2010 - Universiteti Aleksandër Xhuvani

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 62 datë 05.02.2010

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
· TEKNIK IMAZHERI
· MENAXHIM INFERMIEROR
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Teknik Imazheri, të kërkuar nga Fakulteti i Infermierisë, Universiteti i Tiranës dhe Menaxhim Infermieror, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, master i Nivelit të Parë në “ Teknik Imazheri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim Infermieror”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar negativ me argumente:
1. Programi nuk i përmbahet kritereve që synon të përmbushë ky nivel studimi, duke përfshirë kërkimin, i cili është komponent i studimeve të thelluara dhe jo profesionale
2. Elementët e menaxhimit janë të pa plotë
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Teknik Imazheri”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim Infermieror”, të mos hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT