KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 63 datë 05.02.2010
Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
· GJEOGRAFI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: Gjeografi, të kërkuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Gjeografi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sygjerimin që të bashkëpunojë me Fakultetin e Gjeologjisë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Gjeografi”, të hapet.
KËSHILLI i AKREDITIMIT