Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 63, datë 29.06.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË “SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE MESDHETARE TË SHQIPËRISË”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 63, datë 29.06.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE”, TË “SHKOLLËS SË LARTË PRIVATE MESDHETARE TË SHQIPËRISË”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

i)        Diploma që lëshohet: Diplomë Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të “Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë”.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të “Shkollës së Lartë Private Mesdhetare të Shqipërisë”, me elementët e mësipërm.

3.      Këshilli i Akreditimit rekomandon që, Institucioni duhet të paraqesë programin e lëndës “Praktikë” dhe të përmirësojë disa elementë në syllabuse të tjera sipas orientimeve që do të jepen nga APAAL.