KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 64 datë 05.02.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Ekonomiks
2. DNP Financë
3. DNP Inxhinjeri Elektrike
4. DNP Kimi
5. DNP Biologji
6. DNP Fizikë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, të mësipërme të kërkuara nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, i sugjeron Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që përpara miratimit të këtyre programeve Institucioni aplikues duhet të plotësojë mangësitë që ndodhen në Dokumentin bashkëngjitur këtij Vendimi.
KËSHILLI i AKREDITIMIT