Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 65 datë 26.02.2010 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 65 datë 26.02.2010

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
· HISTORI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë (Dr) në: Histori me drejtime: 1. Histori, 2. Arkeologji, 3. Marrdhënie ndërkombëtare, 4. Trashëgimi Kulturore, të kërkuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Histori”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Histori” me drejtime: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Marrdhënie Ndërkombëtare; 4. Trashëgimi Kulturore të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT