KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 69 datë 31.03.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Diplomë të Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Inxhinieri Ekonomike
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në: Inxhinieri Ekonomike; të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Inxhinieri Ekonomike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që bashkëpunimi me Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës të bëhet mbi bazën e një marrëveshje institucionale.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Inxhinieri Ekonomike” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT