Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 7, datë 07.04.2017 PËR RIORGANIZIMIN E NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM”

VENDIM
Nr. 7, datë 07.04.2017
PËR
RIORGANIZIMIN E  NJËSISË KRYESORE TË UNIVERSITETIT POLIS, “INSTITUTI PËR KËRKIM E ZHVILLIM” NË “FAKULTETIN PËR KËRKIM DHE ZHVILLIM” 


Bordi i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 80 datë 17.09.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 109, datë 15.02.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë e të Bordit të Akreditimit dhe për përcaktimin e tarifave për proceset e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë”, pas vlerësimit të dokumentacionit të përcjellë nga MAS dhe raportin e vlerësimit të ASCAL përkundrejt kërkesave ligjore e akademike aktuale për njësitë kryesore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, Bordi i Akreditimit:

VENDOSI:

1.      Njësia kryesore e propozuar “Fakulteti për Kërkim dhe Zhvillim” i Universitetit “Polis”, në kuadër të riorganizimit të njësisë aktuale “Instituti për Kërkim e Zhvillim”, e përbërë nga tre njësi bazë:
a.      Departamenti i Kërkimit Shkencor
b.      Departamenti i Kërkimit të Aplikuar
c.       Qendra e Burimeve dhe Informacionit
i përmbush kërkesat ligjore dhe akademike aktuale në fuqi për njësitë kryesore të IAL-ve.
2.      Mbështetur në sa më sipër, Bordi i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit miratimin e riorganizimit të njësisë kryesore aktuale ”Instituti për Kërkim e Zhvillim” në “Fakultetin për Kërkim dhe Zhvillim” të Universitetit “Polis” me elementët sipas pikës 1 më lart.