VENDIM
Nr.71,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“JURIDIK”, TËINSTITUCIONIT "SHKOLLA E
LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në“Juridik”me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Bachelor në “Juridik”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 225, datë 04.06.2013
d) Institucioni që e ofron:Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite
g) Kredite (ECTS): 180ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë tëplotë
i) Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”
j) Emërtimi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Juridik”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programi i studimit Bachelor në “Juridik”e Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, i përmbush në përgjithësi “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Juridik”me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3. Institucioni duhet të marrë masa që të realizojë përmirësimet si më poshtë:
a. Të përmirësojë cilësinë e studentëve në hyrje duke përfshirë këtu dhe rritjen e nivelit të njohjes së gjuhës së huaj prej tyre, pasi kjo ndikon nëuljen e standardit të mësimdhënies dhe vështirësinë nënë përdorimin e literaturës bashkëkohore në gjuhë të huaj.
b. Të bëhet përpjekje konkrete për përmirësimin e aftësive analitike dhe të shkrimit akademik nga ana e studentëve duke rritur standardin e kërkesës për ato lëndë që japin këto aftësi.
c. Të marrë masa konkrete për rritjen e stafit të specializuar për gjenerimin dhe diversifikimin e burimeve të fondeve në funksion të këtij programi