KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 72 datë 23.04.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Shkenca Kompjuterike
2. DNP Sistemet e Informacionit
3. DNP Teknologji Informacioni
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në DNP në “Shkencat Kompjuterike”, DNP në “Sistemet e informacionit”, DNP në “Teknologji Informacioni” të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, DNP në “Shkenca Kompjuterike”, DNP në “Sistemet e Informacionit”, DNP në “Teknologji Informacioni”, përmbush në përgjithësi standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që të përfshihen në një program të vetëm: DNP ”Teknologji dhe Sisteme Informacioni”, me tre drejtime/opsione sipas argumentave bashkëngjitur këtij Vendimi:
1. “Shkenca Kompjuterike”,
2. “Sistemet e Informacionit,
3. “Teknologji Informacioni”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
· Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Teknologji dhe Sisteme Informacioni”me tre drejtime/opsione: 1. “Shkenca Kompjuterike”; 2. “Sistemet e Informacionit; 3. “Teknologji Informacioni” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT