VENDIM
Nr.72,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“MENAXHIM BIZNESI”, TËSHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE JO PUBLIKE, "WISDOM UNIVERSITY"
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në“Menaxhim Biznesi”me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
b) Cikli i studimit: Cikli i Parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011
d) Institucioni që e ofron:Shkolla e LartëUniversitare Jo Publike “Wisdom University”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite / 6 semestra
g) Kredite (ECTS): 180ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë tëplotë
i) Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”
j) Emërtimi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli6
VENDOSI:
1. Programi i studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”e Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”, nuk i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.
Programi i studimi i ofruar nga ky Institucionparaqet mangësitë dhe dobësi serioze si më poshtë:
a. Përsa i përket planit mësimor dhe përmbajtjes së tij haset një paqartësi e theksuar si në dokumentacionin e vetvlerësimit ashtu dhe në verifikimin e tij në vend. Ka ndryshime të vazhdueshme të tij por që nuk raportohen në dokumentacionin e vetvlerësimit.
b. Ka një përcaktim të paarsyetuar të krediteve sipas lëndëve, ngarkesës në auditor dhe jashtë auditorit, në përgjithësi dhe për lëndë në veçanti dhe mungesë të dhënash për format e mësimdhënies dhe ngarkesat përkatëse të tyre, të hasura e të verifikuara edhe gjatë vizitës në Institucion.
c. Ka paqëndrueshmëri të evidentuar më shumë se një herë të stafit akademik efektiv gjë që ndikon dukshëm në strukturën e Institucionit, qëndrueshmërinë dhe mbarëvajtjen e programit të studimit.
d. Nuk ka një njësi apo zyrë (zyrë karriere) në shërbim të studentëve.
e. Ka një mbivendosje të funksioneve administrative me akademike ku një pjesë e madhe e stafit administrativ mbulon njëkohësisht edhe veprimtari akademike. Këta të fundit llogariten njëkohësisht edhe si pjesë e stafit akademik efektiv të njësive bazë të Fakultetit që mbulon këtë program studimi.
f. Organizim joefektiv i programi edhe për faktin se institucioni zhvillon aktivitetin në tre godina të ndryshme dhe marrëveshje të kufizuara me biznesin vendas për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale.
g. Mungesa të librarisë elektronike dhe të përdorimit të literaturës ndihmëse në gjuhë të huaj.
h. Nuk ka fonde për zhvillimin e punës kërkimore shkencore të stafit akademik. Burimi i vetëm i financimit janë tarifat e studentëve.
2. Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësimnegativ.
3. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”me elementët e mësipërm, të mos akreditohet.