Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 73, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA REHABILITUESE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TO

VENDIM
Nr. 73, datë 27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA REHABILITUESE TË PROFESIONEVE SHËNDETËSORE”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TOR VERGATA”, ROMË, ITALI

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore” me elementët si më poshtë:


a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 375, datë 06.09.2013

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranëdhe Universiteti “Tor Vergata”, Romë, Itali

e)      Fakulteti përgjegjës UK-ZKM: Fakulteti i Mjekësisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 ECTS

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Master i Shkencavenë “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”që lëshohet sidiplomëe përbashkëte Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me Universitetin “Tor Vergata”, Romë, Itali.

j)        Akreditimi i programit/Universitetit partner: Dekreti i Ministrisë Italiane të Arsimit Universitar dhe të Kërkimit, Nr 0000435 Prot, datë 13.06.2014

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI


1.      Programii përbashkëti studimit Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”midisUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëdytë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiipërbashkët i studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Rehabilituese të Profesioneve Shëndetësore”midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

3.      Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i sugjerohet të parashikojë një shpërndarje më të njëtrajtshme të ngarkesës mësimore në auditor përgjatë vitit akademik.