VENDIM
Nr. 75, datë 27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTËSTUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATËNË “STATISTIKË”I UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Doktoratë në “Statistikë” me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Doktoratënë “Statistikë”
b) Cikli i studimit: Cikli i Tretë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 362, datë 03.09.2013
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve “Aldo Moro”, Bari, Itali
e) Fakulteti përgjegjës UK-ZKM: Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite akademike
g) Kredite (ECTS): 60 ECTS për vitin e parë teorik
h) Emërtimi i diplomës: Diplomë për gradën shkencor “Doktor”në “Statistikë”, që lëshohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
i) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8
VENDOSI
1. Programii studimit të ciklit të tretë Doktoratënë “Statistikë”iUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i përmbush plotësisht“Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëtretë të këtij lloji. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiistudimit i ciklit të tretë Doktoratë në “Statistikë”i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me elementët e mësipërm,të akreditohet.
3. Këshilli i Akreditimit i sugjeron Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” hartimin e një plani afatgjatë për zgjerimin e partneriteteve edhe me Institucione të tjera Europiane nëndihmë të studentëve dhe ndërkombëtarizimin e këtij programi studimi.