Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 76 datë 28.05.2010 - Universiteti “Ismail Qemali”

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 76 datë 28.05.2010


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
1. MNP Infermieristikë
2. MNP Studime të Avancuara Detare
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë (MNP) “Studime të Avancuara Detare”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike si dhe MNP “Infermieristikë”, të kërkuar nga Departamenti i Infermierisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MNP në “Infermieristikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht që: Institucioni të plotësojë syllabuset e paraqitura me elementët: Ngarkesa në auditor e ndarë në Leksion dhe Seminar; Format e vlerësimit të studentëve si dhe Literatura bazë dhe ajo ndihmëse.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MNP në “Studime të Avancuara Detare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me emërtimin MNP “Transport Detar” me sugjerimin që: Të  plotësohet dosja me marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar të deklaruar si dhe të shihet mundësia e plotësimit të syllabuseve të lëndëve me tematikat e seminareve, ushtrime, laboratoreve që parashikohen për lëndët përkatëse.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, atë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Infermieristikë” të hapet
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Transport Detar” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT