Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 77 datë 28.05.2010 - Universiteti “Eqerem Çabej”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 77 datë 28.05.2010

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Fizikë dhe Teknologji Informacioni
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në: “Fizikë dhe teknologji Informacioni”; të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Fizikë dhe Teknologji Informacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që:
· Të shihet mundësia e futjes së një moduli të veçantë gjuhe programimi si C apo JAVA si dhe në modulin “Projektimi i bazave të të dhënave” (database design) t’i kushtohet më shumë rendësi të konceptuarit të bazës së të dhënave pa u futur në teknologjinë e tyre.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Fizikë dhe Teknologji Informacioni” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT