Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 79 datë 18.06.2010 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 79 datë 18.06.2010

Për Programin e Integruar të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë (DIND) në:
1.“ARKITEKTURË” me profile: Arkitekturë; Urbanistikë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë (DIND) në “Arkitekturë” me profile: 1. Arkitekturë dhe 2. Urbanistikë, të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DIND në “Arkitekturë” me profile: Arkitekturë dhe Urbanistikë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që institucioni: të mendojë për bashkëpunime kombëtare dhe ndërkombëtare sidomos në drejtim të shkëmbimit të profesoratit; të mendojë për të shtuar disiplinat me zgjedhje të studentit në drejtim të disiplinave të cilat do të çojnë studentin drejt një specializimi më të plotë drejt profilit përkatës. të punojë për rinovimin e disa teksteve bazë të cilat nuk janë bashkëkohore.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë “Arkitekturë” me profile: 1. Arkitekturë; 2. Urbanistikë të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT