Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.79, datë 27.07.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSIMDHËNIE E KIMISË NË ARSIMIN E MESËM TË ULËT”, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI PËR ARSIMIN E MESËM NË BIOLOGJI ME PROFIL MINOR KIMI”, MASTER I SH

VENDIM
Nr.79, datë 27.07.2015
MBI HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “MËSIMDHËNIE E KIMISË NË ARSIMIN E MESËM TË ULËT”, MASTER PROFESIONAL NË “MËSUESI PËR ARSIMIN E MESËM NË BIOLOGJI ME PROFIL MINOR KIMI”, MASTER I SHKENCAVE NË “MËSIMDHËNIE E KIMISË NË ARSIMIN E MESËM TË LARTË” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “BIOLOGJI MJEDISORE”, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programeve të studimit me elementët:

a)      Emërtimi i programit:Master Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron:Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

d)     Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Teknike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra

f)       Kredite (ECTS):90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 40 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7



a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji me profil Minor Kimi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron:Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

d)     Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Teknike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra

f)       Kredite (ECTS):90 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 60 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7


a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 20 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7


a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Teknike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Gjuha e studimeve: Shqip

i)        Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

j)        Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 10 – 30 studentë

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7



VENDOSI:


1.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimitMaster Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

2.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimitMaster Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji me profil Minor Kimi”,të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

3.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimitMaster i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë”,të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

4.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimitMaster i Shkencave në “Biologji Mjedisore”,të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.

5.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programeve të studimit Master Profesional në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Ulët”, Master Profesional në “Mësuesi për Arsimin e Mesëm në Biologji me profil Minor Kimi”, Master i Shkencave në “Mësimdhënie e Kimisë në Arsimin e Mesëm të Lartë”dhe Master i Shkencave në “Biologji Mjedisore”, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, me elementët e mësipërm.

Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 28, datë 27.03.2015 shfuqizohet.