VENDIM
Nr.80, datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË“SOCIOLOGJI ZHVILLIMI” ME PROFIL “ZHVILLIM SOCIAL KOMUNITAR”, TËSHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETIMARIN BARLETI”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi”, me profil: “Zhvillim Social Komunitar”,me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit:Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi”, me profil: “Zhvillim Social Komunitar”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 535, datë 07.11.2012
d) Institucioni që e ofron:ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave Sociale e Politike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra
g) Kredite (ECTS): 60ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë tëpjesshme (me kohë të plotë në Urdhërin e hapjes)
i) Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
j) Emërtimi i diplomës: Diplomë Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi”, me profil: “Zhvillim Social Komunitar”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi”, me profil: “Zhvillim Social Komunitar”, i përmbush përgjithësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit,Master Profesional në “Sociologji Zhvillimi”, me profil: “Zhvillim Social Komunitar”, i ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3. Këshilli i Akreditimit vëren se në Urdhrin e hapjes (Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 535, datë 07.11.2012) ky program studimi është me 60 ECTS, 1.5 vite dhe me kohë të plotë. Praktikisht Institucioni e ka aktivizuar dhe ofruarkëtë program studimi duke respektuar 60 ECTS, 1.5 vite studimi por me kohë të pjesshme.
4. Institucioni duhet të marrë masa që të realizojë në vijim plotësimet dhe përmirësimet sipas pikave si më poshtë:
a. Në përmbajtjen e disa lëndëve duhet të fokusohet më mirënë zhvillimin e kompetencavetë punës direkte me komunitetin dhe menaxhimit të zhvillimit komunitar.
b. Institucioni duhet të sigurojë në vijim një qëndrueshmëri më afatgjatë të stafit efektiv në përbërje të njësive bazë të Fakultetit përgjegjës dhe atij që mbulon këtë program studimi.