Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 82, datë 27.07.2015 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË“PSIKO – SOCIOLOGJI”, TË INSTITUCIONIT “SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË”, TIRANË

VENDIM
Nr. 82, datë 27.07.2015
PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTËMASTER I SHKENCAVE NË“PSIKO – SOCIOLOGJI”, TË INSTITUCIONIT “SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË”, TIRANË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Psiko - Sociologji”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Master i Shkencave në “Psiko - Sociologji”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron:Institucioni “Shkolla e LartëPrivate Mesdhetare e Shqipërisë”

d)     Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra):2 vite / 4 semestra

f)       Kredite (ECTS):120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:


1.      Programiistudimit Master i Shkencave në “Psiko – Sociologji”i propozuar nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë” të japëvlerësim negativ pasi ky propozim paraqet një sërë mangësish si më poshtë:

a.       Në strukturën e këtij programi studimi nuk garanton një formim të integruar ose tërësor pasi paraqet më shumë një bashkim mekanik të lëndëve.

b.      Ky program nuk ka koherencë me misionin, objektivat, me kompetencat e kërkuara dhe me modelet bashkëkohore.

c.       Emërtimi MSc në Psiko-sociologji nuk është një emërtim i përshtatshëm. Dy emërtimet që përdoren sot në botë dhe që do t’i pështateshin synimit të risisë së pretenduar janë “Msc në Studime psikosociale” ose “Msc në Psikologji sociale”.

d.      Misioni dhe objektivat nuk janë shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe qartë, ato janë konfuze dhe janë ndërfutur objektiva që kanë të bëjnë me shkencat politike.

e.       IAL nuk përcakton qartë tregun e punës për të diplomuarit nga ky program. Mundësitë e paraqitura të punësimit nuk përputhen me emërtimin e programit.

f.       Departamenti i shkencave politike dhe ndërkombëtare nuk është njësia e përshtatshme për të realizuar këtë program për shkak të fushave që mbulon dhe sepse personeli akademik i tij nuk ka kredencialet e kërkuara për fushën e psikologjisë.

g.      Tre prej pedagogëve nuk plotësojnë kriterin e kualifikimit akademik për këtë nivel programi studimi.

h.      Nuk paraqiten marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e praktikës.

2.      Mbështetur në sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Master i Shkencave në “Psiko - Sociologji”i propozuar nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”me elementët e mësipërmtë mos hapet.