Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 83 datë 18.06.2010 - Universiteti “Ismail Qemali”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 83 datë 18.06.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. Matematikë – Financë
2. Aktuaristikë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në “Matematikë – Financë”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Teknike dhe DNP në “Aktuaristikë” të kërkuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Drejtësisë, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Matematikë - Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
1. Të shihet mundësia e futjes së praktikës profesionale si dhe e marrjes së disa njohurive më të plota informatike.
2. Programi i studimit të përfshihet pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, DNP në “Aktuaristikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që:
1. Të institucionalizohet bashkëpunimi i UV-së me institucione të tjera të arsimit të larte të cilat kanë staf akademik të specializuar për mësimdhënie në një program të tillë studimi.
2. Të harmonizohet sistemi i konvertimit të pikëve në nota në të gjitha lëndët/modulet e këtij programi
3. Gjithashtu Institucioni duhet të bëjë korrigjimin e nevojshëm në emërtimin e programit të studimit në rregulloren e këtij programi, pasi është cilësuar si DNP ”Akuaristikë”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Matematikë - Financë” të hapet
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Aktuaristikë” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT