REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 84,datë02.11.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJEVE”, NË PROGRAMIN E PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJES NË SEKTORIN E TURIZMIT”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ALMA MATER” BOLONJË, ITALI
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjeve”në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”, ky i funditme elementët:
a) Emërtimi i programit:Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 264, datë 28.06.2013
d) Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik“Zoja e Këshillit të Mirë”dhe Universiteti “Alma Mater” Bolonjë, Itali
e) Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Alma Mater” Bolonjë, Itali
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra):1 vite / 2semestra
g) Kredite (ECTS):60 ECTS
h) Forma e studimi: me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip dhe Italisht
j) Programi i studimit ofrohet nga: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti Bolonjës, Itali
k) Diploma që lëshohet: Diplomë e përbashkët me emërtimet zyrtare:
· Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit” përUniversitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
· “Master universitario di primo livello in Start up di Impresa nel settore turistico” për Universitetin“Alma Mater” Bolonjë, Itali
l) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjeve”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”, midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit“Alma Mater” Bolonjë, Itali.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit,riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjeve”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”, midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit“Alma Mater” Bolonjë, Itali, me elementët e mësipërm.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË