Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 85, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TËSHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 85, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMINE PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELORNË “EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, TËSHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE, "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës,për programine studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”
b)      Cikli i studimit: Cikli i parë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit Arsimit dhe Shkencës Nr. 535, datë 07.11.2012
d)     Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Universitare, Jo Publike “Universiteti Marin Barleti”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 180 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)        Gjuha e studimeve: Shqip
j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

1.      Programi i studimit Bachelornë “Edukim Fizik dhe Sporte”ipërmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëparësi dhe kërkesat ligjore akademike.
2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.
3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelornë “Edukim Fizik dhe Sporte” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË