VENDIM
Nr.87/1,datë18.02.2016
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË
Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 87, datë03.11.2015për“Akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Administrim Biznesi” të SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë””, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 211/5, datë10.11.2015 dhe dorëzuar në datën12.11.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit tëciklit të parë Bachelor në “Administrim Biznesi”, i SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, të akreditohet.Pas përgjigjes së Këshillit të Akreditimit përcjellë me shkresë Nr. 220/1 Prot, datë 11.01.2016 të APAAL, në përgjigje të shkresës së MAS me Nr. 9364/1 Prot, datë 01.12.2015, Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 11.01.2016 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe KërkiminShkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:
1. Të shpall Vendimin e tij Nr. 87, datë 03.11.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë Bachelor në “Administrim Biznesi”, të SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë””.
2. Vendimi Nr. 87, datë 03.11.2015i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3. Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe ShLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë”.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
ARJAN GJONÇA
Kryetar