Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 87 datë 16.07.2010 - SHLUP “Ufo University”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 87 datë 16.07.2010

Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë në “Arkitekturë”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Ufo University”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Arkitekturë, Departamenti i Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Ufo University”, të kryer në periudhën Prill - Korrik 2010, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për Programin e Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Arkitekturë pasi është në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit i ka përmbushur objektivat formues, por me qëllim përmirësimin e planit mësimor duke e përafruar më shumë me Udhëzimet e MASH,
REKOMANDON:
Pas analizës së kryer, një sërë rekomandimesh duhet të kihen parasysh për të marrë masat përkatëse në të ardhmen. Me qëllim për të përmirësuar më tej planin mësimor si dhe për ta afruar me udhëzimet e MASH rekomandojmë që:

1. Rektorati i universitetit të marrë masa për të hartuar plane konkrete veprimi sidomos në nivelet e realizimit të kërkimit shkencor, të cilat duhet të jenë të matshme, të monitorueshme dhe objekt i analizave të vazhdueshme;

2. Të krijohet mundësia për kualifikimin e personelit të ri akademik si dhe të krijohen mekanizma të qarta dhe transparentë për mbështetjen dhe financimin e aktiviteteve shkencore, në të gjitha njësitë;

3. Të pasurohen më tej laboratorët e materialeve të ndërtimit;

4. Të pasurohet bibloteka me literaturë edhe periodikë në fushën e arkitekturës;

5. Të shtohen ambientet (përveç 3 ekzistuesve) që pedagogët e brendshëm të punojnë; 

6. Të shtohen përpjekjet dhe vëmëndja për informatizimin e sistemit të të dhënave pranë zyrës së burimeve njerëzore për të lehtësuar në procedurë dhe në kohë marrjen e informacionit, përditësimin e tyre dhe më pas përpunimin;

7. Në riorganizimin e kurrikulës që Departamenti po realizon për të aplikuar në vitin akademik 2010 - 2011 të kihet parasysh ulja e numrit të provimeve nga 45 në 35 sipas përcaktimeve të udhëzimit nr. 15 të datës 04.04.2008, ulja e ngarkesës mësimore për studentët sidomos për vitin e 3-të, si dhe përcaktimin e krediteve për praktikën mësimore që në kurrikulën ekzistuese është shpërndarë në javën e 15 të secilit semestër; 8. Për zhvillimin e kërkimit shkencor do të ishte hapja e këtij të fundit dhe për publikun, në mënyrë që kërkimi shkencor, aq më tepër në një fushë kaq të aplikuar sa arkitektura dhe urbanistika, të ishte më i prekshëm duke angazhuar edhe specialistë që janë jashtë institucionit për të realizuar kërkim shkencor të aplikuar.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Integruar e Nivelit të Dytë në Arkitekturë të akreditohet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT