Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 97, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SOCIOLOGJI E ZHVILLIMIT KOMUNITAR”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 97, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SOCIOLOGJI E ZHVILLIMIT KOMUNITAR”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE, JOPUBLIKE "UNIVERSITETI MARIN BARLETI"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Sociologji e zhvillimit komunitar”
Cikli i studimit: Cikli i dytë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe ShkencësNr. 394, datë 06.10.2014
Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare,Jopublike“Universiteti Marin Barleti”
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 Vite/4 Semestra
Kredite (ECTS): 120 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Shqip
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

Programi i studimit Master i Shkencave në “Sociologji e zhvillimit komunitar” i përmbush në përgjithësi “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv.
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Master i Shkencave në “Sociologji e zhvillimit komunitar” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
Institucioni duhet të marrë masa që të realizojë përmirësimet si më poshtë:
  • Përfshirjen e studentëve në proceset e vlerësimit të cilësisë së programit të studimit dhe publikimin e rezultateve.
  • Rritjen e peshës së lëndëve me zgjedhje në programin e studimit.

Këshilli i Akreditimit në lidhje me këtë program studimi shton gjithashtu se brezi i parë i studentëve që priten të diplomohen në këtë program studimi është në përfundim të vitit akademik 2015-2016.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË