Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 98, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 98, datë 03.11.2015

PËR
AKREDITIMIN INSTITUCIONAL TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë”, i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për ShPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”, me përbërjen si më poshtë:

1.      Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: ShPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
2.      Fakultetet:
a.       Fakulteti i Ekonomisë
                   i. Departamenti Administrim Biznes
                  ii. Departamenti Informatikë Ekonomike
                 iii. Qendër Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

b.      Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara
                   i. Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit
                  ii. Departamenti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë së Informacionit
                 iii. Qendër Kërkimore e Fakultetit të Inxhinierisë

VENDOSI:

1.      Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin Institucional.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos t’i japë Shkollën Private të Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”, vlerësim pozitiv.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.

4.      Institucioni duhet të ndjekë në vijim politika për përmirësimin e shkallës së kualifikimit të stafit akademik efektiv dhe të sjellë për këtë qëllim të dhëna pranë APAAL, për monitorim të vazhduar.



KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË