Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 98 datë 29.10.2010 - Universiteti “Eqerem Çabej”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 98 datë 29.10.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Mastër i Shkencave në:
1. Gjuhësi
2. Letërsi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave në Gjuhësi dhe Master i Shkencave në Letërsi, të kërkuara nga Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, bazuar në raportet e vlerësimeve teknike dhe në përmbajtje me ekspert, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Gjuhësi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
Të rregullohet raporti i personelit akademik të brendshëm me atë të jashtëm, në favor të personelit të brendshëm.
Të përcaktohet qartë tregu i pritshëm i punës për studentët që do të përfundojnë këtë program.
Të rregullohen mospërputhjet e vërejtura në planin mësimor me lëndët përkatëse në syllabuset e tyre.
Literatura të pasurohet dhe të jetë në shërbim të studentit.
2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Msc në “Letërsi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
Të bëhet modulimi i lëndëve duke e përshtatur atë me legjislacionin përkatës.
Të realizohet detajimi i planit mësimor në lidhje me format e mësimdhënies.
Të shikohet ndarja e orëve të caktuara për Mikrotezën, duke i lënë më shumë hapësirë orëve jashtë auditorit.
Të përmirësohen më mirë elementët përbërës të syllabuseve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Gjuhësi” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Letërsi” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT