Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 93 datë 28.09.2010 - SHLUP “Tirana Business University”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.93 datë 28.09.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor në:
1. Bachelor E Drejtë Biznesi
2. Bachelor Administrim Biznesi me tre profile: Menaxhim, Marketing, Kontabilitet- Finance
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “E Drejtë Biznesi” dhe Bachelor në “Administrim Biznesi me tre profile: Menaxhim, Marketing, Kontabilitet-Finance” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Tirana Business University”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “E Drejtë Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet si më poshtë:
1. Për disa nga lëndët më kryesore, të formimit profesional të mund të rritet numri i kriditeve
2. Të zvogëlohet numri total i lëndëve si dhe të përfshihen në program edhe lëndë me zgjedhje
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi me tre profile: Menaxhim, Marketing, Kontabilitet-Finance”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimin si më poshtë:
1. Aplikuesi të hartojë një politikë afatshkurtër për rekrutimin e stafit të brendshëm pasi ky program studimi mbështetet kryesisht me staf të jashtëm.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “E Drejtë Biznesi” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Administrim Biznesi” me profile: 1. Menaxhim; 2. Marketing; 3. Kontabilitet- Finance të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT