KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.94 datë 28.09.2010
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor dhe Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave si më poshtë:
1. Bachelor në Infermieri
2. Bachelor në Marketing
3. Bachelor në Financë
4. Bachelor në Menaxhim
5. Master i Shkencave në Stomatologji
6. Master i Shkencave në Farmaci
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, Bachelor në “Marketing”, Bachelor në “Financë”, Bachelor në “Menaxhim” si dhe Master i Shkencave në “Stomatologji” dhe Master i Shkencave në “Farmaci” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “REALD”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert (anonim), raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Menaxhim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Stomatologji” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimin që:
1. Aplikuesi të sigurojë në një kohë optimale raportin pedagog i brendshëm/pedagog i jashtëm në favor të pedagogëve të brendshëm dhe më pas të bëhet e mundur një shpërndarje më e mirë e lëndëve tek këta pedagogë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i shkencave në “Farmaci” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimin që:
1. Në moduli 22, lënda “Fitoterapia” të ndahet nga lënda “Legjislacion Farmaceutik”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Infermieri” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Marketing” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Stomatologji” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Farmaci” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT