KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.96 datë 28.09.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor si më poshtë:
1. Bachelor në Logopedi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor në “Logopedi”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert (anonim), raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Logopedi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
1. Të specifikohen më qartë Misioni dhe Objektivat e Programit të studimit dhe këto specifikime të reflektohen edhe në syllabuse.
2. Të shihet mundësia e futjes së lëndës “Psikologji dhe Çrregullime të Zhvillimit” pasi janë të domosdoshme për formimin e Logopedistit”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Logopedi” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT