KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.97 datë 28.09.2010
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor dhe Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave si më poshtë:
1. Bachelor në Fizioterapi
2. Master i Shkencave në Farmaci
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Fizioterapi” si dhe Master i Shkencave në “Farmaci” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “ALDENT”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në
standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Fizioterapi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
1. Të rishkohet grupimi i lëndëve të formimit karakterizues në përputhje me karakterin/specifikën e lëndëve (lëndë të tilla si: Termo-Elektro- Hidroterapia si dhe të gjitha rehabilitimet duhet të jenë në grupin e lëndëve
të formimit karakterizues).
2. Të paraqiten më të detajuara temat teorike (të disa lëndëve) si dhe të shihet mundësia e gjetjes së literaturës bazë dhe në gjuhën shqipe, e përshtatshme për studentët e këtij niveli.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Farmaci” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
1. Lëndët: “Kimi fizike koloidale”, “Botanikë”, “Higjenë e aplikuar”, “Biostatistikë”, “Etikë deontologji”, “Mikrobiologji”, të shpërndahen në grupin e I dhe të III.
2. Lënda e “Higjenës” të bëhet pas marrjes së njohurive të lëndëve “Biologji” dhe “Mikrobiologji”, ndërsa lënda “Toksikologjisë” duhet kryer pas lëndëve “Farmakologji” dhe “Farmakoterapi”.
3. Të ulet pesha e krediteve të lëndëve të “Mikrobiologjisë” në favor të lëndëve karakterizuese të PS.
4. Në syllabusin e praktikës profesionale, të specifikohet që praktika profesionale duhet të kryhet në farmaci të hapura për publikun ose në farmaci spitalore (Direktiva 2005/36/EC).
5. Të shtohet pjesa e farmakologjisë së përgjithshme në syllabusin e lëndës së Farmakologjisë.
6. Frekuentimi i formave të mësimdhënies, i shprehur qartë në syllabuset e lëndëve, duhet të specifikohet edhe në nenet përkatëse të Rregullores së programit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Fizioterapi” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Farmaci” të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT