KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 455, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. E DREJTË DETARE
2. E DREJTË NDËRKOMBËTARE TREGTARE
3. E DREJTË E PRONËS
4. STUDIME RAJONALE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. GJEOPOLITIKA DHE SISTEMET E SIGURISË
2. E DREJTË PRIVATE
3. E DREJTË PUBLIKE NDËRKOMBËTARE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “E Drejtë Detare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “E Drejta ndërkombëtare tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “E Drejta pronës”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Studime rajonale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Gjeopolitika dhe sistemet e sigurisë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Private”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejtë Detare
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejta ndërkombëtare tregtare
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në E Drejta pronës
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Studime rajonale
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Gjeopolitika dhe sistemet e sigurisë
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Private
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Publike Ndërkombëtare
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT