Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 238 datë 16.09.2011, Shkolla e Lartë Jopublike “Instituti Kanadez i Teknologjisë”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

1. INXHINIERI SOFTUERIKE
2. ADMINISTRIM BIZNESI
3. ADMINISTRIM BIZNESI DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 205 datë 29.07.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Jopublike “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Inxhinieri Softuerike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, B.Sc. në “Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Softuerike
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Administrim Biznesi
të hapet

Programi i Studimit: Bachelor në Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni
të hapet