Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË PRIVATE DHE E DREJTË NDËRKOMBËTARE PRIVATE
2. E DREJTË PUBLIKE DHE E DREJTË NDËRKOMBËTARE PUBLIKE
3. STUDIME EUROPIANE
4. DIPLOMACI DHE POLITIKË NDËRKOMBËTARE
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 173 datë 15.04.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga ShLUP “Pavarësia”, Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “E Drejtë Private dhe e Drejtë Ndërkombëtare Private”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “E Drejtë Publike dhe e Drejtë Ndërkombëtare Publike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Studime Europiane”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, M.Sc. në “Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Publike dhe e Drejtë Ndërkombëtare Publike
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Private dhe e Drejtë Ndërkombëtare Private
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Studime Europiane
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare
të hapet