Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 249 datë 16.09.2011, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MENAXHIM

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MARKETING

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit, Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, M.Sc. në “Menaxhim”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:
 Plani mësimor nuk paraqitet i ndarë në semestra.
 Parashikohen në total më shumë provimeve se kriteri i Udhëzimit (jo më shumë se 14 provime).
 Ngarkesa total në auditor për Vitin e II nuk është në përputhjet me kriterin e Udhëzimeve (600-750 orë mësimore në auditor/vit).
 Ka mospërputhje të totalit të orëve në auditor dhe jashtë auditorit të paraqitur në planin mësimor.
 Nuk janë përcaktuar orët mësimor në auditor për Praktikën profesionale.
 Nuk është përcaktuar lista e diplomave për të cilat kërkohet plotësimi krediteve të mangëta.
 Mungojnë syllabuset e lëndëve “Metoda cilësore” dhe “Marrje vendimesh manaxheriale”.
 Syllabuset e lëndëve nuk janë paraqitur më të gjithë elementët përbërës të një syllabusi.
 Në disa syllabuse mungon ndarja e literaturës në bazë dhe ndihmëse.
 Në disa syllabuse ka mospërputhje të orëve mësimore në paraqitur në planin mësimor me ato të paraqitura në syllabus.
 Fakulteti duhet të krijojë bazën pedagogjike të nevojshme për këtë nivel mësimdhënie.
 Personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi nuk ka akoma kualifikimin e mjaftueshëm, për të udhëhequr studime të nivelit të thelluar shkencor.

2. Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Marketing”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet syllabus i lëndës “Treguesit matës të marketingut”.
 Të rregullohen mospërputhjet midis planit mësimor dhe syllabuseve të lëndëve për ngarkesën mësimore në auditor, jashtë auditorit dhe ECTS-ve.
 Të përputhet emërtimi i lëndës “marketing i eventeve dhe mjedisit” me atë të deklaruar në planin mësimor.
 Të paraqiten të dhëna për aksesin e literaturës së rekomanduar në gjuhë të huaj.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim
të mos hapet

Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit: MP në “Marketing”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.