Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 266 datë 04.11.2011 - SHLUP "University of New York Tirana"

KËSHILLI I AKREDITIMIT

 VENDIM

 Nr. 266, datë 04.11.2011

 

Për riorganizimin e Programit të Studimit Master i Nivelit të Parë në Master i Shkencave.

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 262 datë 16.09.2011, të riorganizimit të Programit të studimit Master i Nivelit të Parë në Administrim Biznesi dhe Master i Nivelit të Parë në Administrim Biznesi me profil Bankar në Master i Shkencave në “Administrim Biznesi me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private“University of New York Tirana” si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim: 

Riorganizimi i Programit të studimit, Master i Shkencave në “Administrim Biznesi, me profile: E përgjithshme; Menaxhim; Menaxhimi i burimeve njerëzore; Marketing; Menaxhimi i sistemeve të informacionit; Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:Master i Shkencave në Administrim Biznesi, me profile:a.    E përgjithshme; b.    Menaxhim; c.    Menaxhimi i burimeve njerëzore; d.   Marketing; e.    Menaxhimi i sistemeve të informacionit; f.     Bankë miratohet i riorganizuar


KËSHILLI i AKREDITIMIT