Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. PSIKOLOGJI
Për Programin e Integruar të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. ARKITEKTURË
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 246 datë 16.09.2011, të Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Psikologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Psikologji
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Arkitekturë
të hapet
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.