Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. JURIST ME DREJTIM BIZNESI
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE
2. E DREJTË PUBIKE DHE ADMINISTRATIVE
3. E DREJTË PENALE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Jurist me drejtim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet një plan i qartë mësimor, me të gjithë elementët e tij përbërës.
Të paraqitet misioni dhe objektivat e programit të studimit.
Të përshtatet kohëzgjatja e programit të studimit me formën e zhvillimit të tij.
të plotësohen syllabuset e lëndëve me të gjithë elementët përbërës si: emri dhe kualifikimi i pedagogut; literatura e ndarë në bazë dhe ndihmëse; objektivat e lëndës/modulit.
Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar.
Të paraqiten të dhëna për mjediset ku do të zhvillohet programi i studimit dhe praktikat profesionale.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike dhe Administrative”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet i plotë dokumentacioni shoqërues për këtë program studimi, si: misioni dhe objektivat.
Të realizohet për këtë program studimi një studim për tregun e punës, në përputhje me kërkesat e tregut lokal e kombëtar.
Të saktësohet sasia e krediteve për mikrotezën në përputhje me kërkesat e Ligjit të Arsimit të Lartë.
Të plotësohen syllabuset e lëndëve “Teknika Legjislative”; “Shkrim dhe Arsyetim Ligjor”; “E Drejta Publike e Krahasuar”; “E Drejta Mjedisore” “E drejtë mjedisore” dhe “E drejta Publike e Krahasuar”, me të gjithë elementët përbërës si: objektivat e lëndës dhe literaturën e ndarë në bazë dhe ndihmëse.
Të harmonizohet struktura e syllabuseve.
Të shikohet mundësia për të përdorur, në disa lëndë si: “E drejta publike ndërkombëtare”; “E drejta dhe ekonomia”; “E drejta europiane”; “E drejta kushtetuese e krahasuar”; “Të drejtat e njeriut”; “ Hyrje në marrëdhënie ndërkombëtare” dhe “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”, një literaturë jo tepër të ngarkuar dhe të pamundur për tu siguruar dhe shfrytëzuar nga studentët, veçanërisht ajo e huaja.
Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar.
Të paraqiten të dhëna nëse pajisjet e mjediseve janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimin e programit të studimit.
Të dokumentohet nëse kjo IAL e garanton e vetme /ose në bashkëpunim me institucione të tjera mjediset e mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet një plan i qartë mësimor, me të gjithë elementët e tij përbërës.
Të deklarohen misioni dhe objektivat e programit të studimit.
Të paraqitet një studim mbi nevojat e tregut të punës për këtë program studimi.
Të paraqitet fusha e studimit për diplomat që mundësojnë pranimin në këtë program studimi.
Të vendoset kriteri i mbrojtjes së gjuhës angleze me teste ndërkombëtare, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë.
Të plotësohet kriteri që 70% e personelit akademik duhet të jetë i angazhuar me kohë të plotë.
Të plotësohet stafi akademik me kualifikimin e duhur.
Të strukturohen më mirë syllabuset e lëndëve dhe literatura pasi në disa prej tyre si: “E drejta penale 1” dhe “E drejta penale 2”, ka perseritje.
Të plotësohen të gjithë syllabuset e lëndëve me literaturë të ndarë në bazë dhe ndihmëse.
Të sillet syllabusi i lëndës “Përvoja kërkimore”.
Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Jurist me drejtim Biznesi
të hapet
Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”, Tiranë, për programet e studimit: M.Sc. në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”; M.Sc. në “E Drejtë Publike dhe Administrative” dhe M.Sc. në “E Drejtë Penale”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin prej programeve të studimit, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për miratimin e programeve të mësipërme.
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.