Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 274, datë 04.11.2011, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. FINANCË – BANKË
2. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE
3. KOMUNIKIM POLITIK

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. MENAXHIM DHE MARKETING
2. ADMINISTRIM VENDOR DHE EKZEKUTIV

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Financë - Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
 Të paraqitet e plotë literatura bazë në syllabusin e lëndës “Integrimi Ekonomik Europian”.
 Të paraqiten CV e personelit akademik.
 Të plotësohen të dhënat për Koordinatorin e programit të studimit.
 Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përputhet numri total i ECTS i paraqitur në rregulloren e programit mësimor me kriterin për ECTS totale në organizimin e programit të studimit.
 Të rregullohen mospërputhjet e ngarkesës mësimore tek syllabusi i lëndës “E Drejtë e Krahasuar e Punës”.
 Të plotësohen të dhënat për Koordinatorin e programit të studimit.
 Të përcaktohen kritere specifike për pranimin e studentëve në këtë program studimi.
 Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Komunikim Politik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim dhe Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
 Të plotësohen të dhënat për Koordinatorin e programit të studimit.
 Të plotësohet syllabusi i lëndës ”Marketing Industrial” me literaturë bazë.
 Të jepen të dhëna për infrastrukturën që vë institucioni në dispozicion të studentëve.
 Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Administrim Vendor dhe Ekzekutiv”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerime:
 Të rregullohen mospërputhjet e ngarkesës mësimore tek syllabusi i lëndës “Sociologji e Komunikimit ”.
 Të jepen të dhëna për infrastrukturën që vë institucioni në dispozicion të studentëve.
 Të paraqiten të dhëna se ku do të zhvillohet praktika profesionale dhe marrëveshjet e bashkëpunimit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Financë - Bankë
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Komunikim Politik
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim dhe Marketing
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Vendor dhe Ekzekutiv
të hapet

Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, për programin e studimit: Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.


Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në këtë mbledhje.