Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI
2. ARKITEKTURË
3. INXHINIERI NDËRTIMI
4. INXHINIERI KOMPJUTERIKE
5. EKONOMIKS, me profile:
a. Ekonomiks
b. Financë - Bankë
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, Doktoraturë, të kërkuara nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:
Kusht:
Të bëhet një rishikim i literaturës në syllabuset e lëndëve, pasi lëndë të veçanta prezantohen me një literaturë jo të përshtatshme për këtë program studimi, si dhe në pjesën më të madhe të syllabuseve mungojnë referencat të tjera apo përfshirja e punimeve shkencore, thelbësore për këtë nivel studimi.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Arkitekturë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Kompjuterike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Ekonomiks, me profil: Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Ekonomiks, me profil: Financë - Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
Institucioni të vendosë marrëdhënie bashkëpunimi edhe me IAL vendase, institucione të cilat kanë eksperiencë relativisht të gjatë në programet e doktoraturës si dhe kanë njohje të mira të tregut vendas, pasi institucioni ka staf akademik të kufizuar i cili s’mund të përballojë këtë program studimi.
Të bëhet një rishikim i literaturës në syllabuset e lëndëve, pasi në lëndë të veçanta mungojnë referencat.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në Arkitekturë
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Inxhinieri Ndërtimi
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Inxhinieri Kompjuterike
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Ekonomiks, me profil:
a. Ekonomiks
të hapet
Programi i Studimit: Doktoraturë në Ekonomiks, me profil:
a. Financë - Bankë
të hapet
Institucioni aplikues “Universiteti EPOKA”, për programin e studimit: Doktoraturë në “Administrim Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtin e mësipërm për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.