Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 315, datë 16.03.2012, Shkolla e Lartë Universitare Private “New York University of Tirana”

Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Private “New York University of Tirana”.


Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik Shkollës së Lartë Universitare Private “New York University of Tirana”, të kërkuar me shkresë me Nr. 538/1, datë 02.02.2012 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:

Struktura e riorganizuar me njësitë kryesore si dhe njësitë bazë për çdo njësi kryesore (Universiteti me Fakultetet përkatëse dhe çdo Fakultet me Departamentet përkatëse) deklarohet si më poshtë:
1. Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë:
a) Departamenti i Biznesit
b) Departamenti i Ekonomisë dhe Financës
c) Njësia e Kërkimit Shkencor “Qendër për parashikimet ekonomike”

2. Fakulteti i Artit dhe Shkencës:
a) Departamenti i Shkencave kompjuterike
b) Departamenti i Shkencave Humane dhe Sociale
c) Njësia e Kërkimit Shkencor “Qendër për kërkime sociale”

3. Instituti për kërkim të avancuar.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Universitare Private “New York University of Tirana” në “Universiteti i New York-ut në Tiranë” (“New York University of Tirana”).


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.