Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 322, datë 16.03.2012, Shkolla e Lartë Private “Vitrina”

KËSHILLI I AKREDITIMIT

VENDIM

Nr. 322, datë 16.03.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 274, datë 04.11.2011, të Programit të ri të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Vitrina”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master i Shkencave në E Drejtë Civile dhe Tregtare
të hapet

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.