Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 313, datë 16.03.2012, Universiteti EPOKA

Për riorganizimin e Programeve të Studimit Diplomë i Nivelit të Parë (DNP) në Bachelor (B.Sc.) të “Universitetit EPOKA”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për riorganizimin e Programeve të studimit Diplomë e Nivelit të Parë në “Inxhinieri Ndërtimi”; Diplomë e Nivelit të Parë në “Inxhinieri Kompjuterike”; Diplomë e Nivelit të Parë në “Financë – Bankë”; Diplomë e Nivelit të Parë në “Administrim Biznesi”; Diplomë e Nivelit të Parë në “Ekonomiks” dhe Diplomë e Nivelit të Parë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Bachelor “Inxhinieri Ndërtimi”; Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”; Bachelor në “Financë – Bankë”; Bachelor në “Administrim Biznesi”; Bachelor në “Ekonomiks” dhe Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, të kërkuar nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Financë – Bankë”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet një material dhe dokumentacion më i plotë nga IAL për riorganizimin e programit të studimit.
 Të jepet më qartë vizioni dhe misioni i IAL lidhur me këtë program studimi.
 Të përcaktohen më qartë forma e studimit e këtij programi.
 Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real tregu të IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
 Të specifikohen bashkëpunime të mundshme (ose të deklarohet i vetëm) me institucione të tjera për realizimin e këtij programi studimi.
 Të parashikohet në planin mësimor Teza e diplomës apo provimi përfundimtar.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me literaturën ndihmëse, dhe në ndonjë rast të veçantë edhe me literaturën bazë.
 Të rregullohen mospërputhjet e llojit të disiplinës me disiplinën e paraqitur në planin mësimor.
 Të jepet kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndën.
 Të realizohet një korrespondim më i plotë i titullit të lëndës dhe temave përkatëse të saj, psh. për lëndën “Menaxhimi Total i Cilësisë”, etj.
 Të sillen të plota CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
 Të paraqitet më shumë informacion mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera për realizimin e programit të studimit.

4. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Ekonomiks”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet një material dhe dokumentacion më i plotë nga IAL për riorganizimin e këtij programi studimi.
 Të paraqitet më qartë vizioni dhe misioni i IAL lidhur me këtë program studimi.
 Të përcaktohen më qartë forma e studimit e këtij programi.
 Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real tregu të IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
 Të specifikohen bashkëpunime të mundshme (ose të deklarohet i vetëm) me institucione të tjera për realizimin e këtij programi studimi.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me literaturën bazë dhe ndihmëse si dhe me kualifikimin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën.
 Të realizohet një korrespondim më i plotë i titullit të lëndës dhe temave përkatëse të saj, psh. për lëndën “Menaxhimi Total i Cilësisë”, etj.
 Të unifikohet gjuha e përdorur në syllabuset e lëndëve si psh. temat e syllabusit “Ekonometri 2” janë përdorur herë në gjuhën shqipe, e herë në gjuhën angleze.
 Të sillen të plota CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
 Të paraqitet më shumë informacion mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera për realizimin e programit të studimit.

5. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
 Të paraqitet një material dhe dokumentacion më i plotë nga IAL për riorganizimin e këtij programi studimi.
 Të paraqitet më qartë vizioni dhe misioni i IAL lidhur me këtë program studimi.
 Të përcaktohen më qartë forma e studimit e këtij programi.
 Të paraqitet informacion apo ndonjë studim real tregu të IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
 Të specifikohen bashkëpunime të mundshme (ose të deklarohet i vetëm) me institucione të tjera për realizimin e këtij programi studimi.
 Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me literaturën bazë dhe ndihmëse si dhe me kualifikimin e pedagogut që do të zhvillojë lëndën.
 Të realizohet një korrespondim më i plotë i titullit të lëndës dhe temave përkatëse të saj, psh. për lëndën Menaxhimi Total i Cilësisë, etj.
 Të sillen të plota CV-të e titullarëve të lëndëve dhe personelit akademik të angazhuar në mësimdhënie.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm për të ofruar në mënyrë cilësore realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbajtjen e laboratorëve e mjediseve shkollore.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi personelin e mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikqyrjen e studentëve në praktikën profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
 Të paraqitet më shumë informacion nga IAL mbi kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
 Të paraqitet më shumë informacion mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera për realizimin e programit të studimit.

6. Riorganizimi i Programit të Studimit Bachelor në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet:
 Të paraqitet më shumë informacion në lidhje me mënyrën se si realizohet ngarkesa jashtë auditorit dhe si kontrollohet ajo.
 Të plotësohet literatura në syllabuset si: “Statistika I”; “Historia e politikës së shqipërisë” dhe “Teori të demokracisë”.
 Të plotësohet literatura ndihmëse tek disa syllabuse si: “Sociologji Politike”; “Analiza e politikës së jashtme”; “Media dhe politika”, etj.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike
miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi
miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit: Bachelor në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
miratohet i riorganizuar

Institucioni aplikues “Universiteti EPOKA”, për riorganizimin e programeve të studimit: Bachelor në “Financë – Bankë”; Bachelor në “Ekonomiks” dhe Bachelor në “Administrim Biznesi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e riorganizimeve të programeve të mësipërme.

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.